Deputetët e Listës Srpska lëshojnë sallën pasi Haxhiu jep lajmin për vendimin për sulmin terrorist në Banjskë - Gazeta Express
string(109) "deputetet-e-listes-srpska-leshojne-sallen-pasi-haxhiu-jep-lajmin-per-vendimin-per-sulmin-terrorist-ne-banjske"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 15:51

Deputetët e Listës Srpska lëshojnë sallën pasi Haxhiu jep lajmin për vendimin për sulmin terrorist në Banjskë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2026 15:51

Deputetët e Listës Srpska kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës pasi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu mirëpriti dënimet për sulmin terrorist në Banjskë, dhe vendimi u duartrokit nga të gjithë deputetët.

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallë aktgjykimin ndaj të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

Pas 2 vjet e 7 muajsh nga sulmi, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq janë dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet.

Nga sulmi terrorist i shtatorit të vitit 2023, mbeti i vrarë rreshteri policor 50-vjeçar nga Vushtrria, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos zyrtari policor Alban Rashiti e u lënduan Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu e Sedat Dushi./EO/

Advertisement
Advertisement
Advertisement