Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas shpërthimit në Bejrut - Gazeta Express
string(64) "departamenti-amerikan-i-shtetit-reagon-pas-shperthimit-ne-bejrut"

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas shpërthimit në Bejrut

Gazeta Express

04/08/2020 21:01

Departamenti Amerikan i Shtetit po ndjekë me vëmendje raportet për një shpërthim në Bejrut dhe është i gatshëm të ofrojë ‘të gjithë ndihmën e mundshme’, tha një zëdhënës i agjencisë, pasi një shpërthim masiv ndodhi në kryeqytetin libanez të martën, duke vrarë të paktën 10 njerëz dhe duke plagosur qindra.

Departamenti nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkakun e shpërthimit, tha zëdhënësi dhe shtoi se agjencia po punon ngushtë me autoritetet lokale për të përcaktuar nëse ndonjë shtetas i ShBA’së ishte prekur në incident.

Lexo Edhe: