Denoncimi i durrsakut: 20 ditë sëmurë, marr urgjencën dhe ata tallen! Kam frikë për fëmijët - Gazeta Express
string(88) "denoncimi-i-durrsakut-20-dite-semure-marr-urgjencen-dhe-ata-tallen-kam-frike-per-femijet"

Denoncimi i durrsakut: 20 ditë sëmurë, marr urgjencën dhe ata tallen! Kam frikë për fëmijët

Gazeta Express

01/04/2020 19:00

Një qytetar nga Durrësi, roje i Pallatit të Kulturës “Aleksandër Xhuvani”, G.K., në lidhje telefonike në “ABC News” ka denoncuar mungesën e reagimit të Urgjencës edhe pse i ka telefonuar duke theksuar se kishte simptoma të rënda të koronavirusit.

Ai shprehet se pas telefonatave të shpeshta te numri 127,  pasi dyshon se është me COVID-19, nuk ka marrë asnjë reagim.

Lexo Edhe:

Gjithashtu ai thekson faktin se prej 21 ditësh ka marrë mjekime, pasi ka pasur shqetësime të brendshme dhe një kollë shqetësuese.

“Kam 21 ditë nuk më pushon kolla e thatë. Kam shqetësime të brendshme, diarre dhe kollë. Marr 127 çdo ditë dhe nuk  e marrin seriozisht situatën, vetëm tallen. Jetoj me pesë pjesëtarë tjerë, nuk kam si të izolohem, edhe pjesëtarët e tjerë kanë filluar të shfaqin shenja. Djali nuk ka oreks duket i lodhur.

Nuk vijnë të më kontrollojnë, por edhe më thonë të mos shkoj në spital sepse mund të infektohen mjekët. Më thonë se nuk bëhet tamponi pa pasur shenja, nuk e di çfarë shenjash duan ata, kam 21 ditë me kollë të thatë.

Jam 55 vjeç, numrin, adresën ja kam dhënë 127 dhe nuk kam marrë asnjë reagim.

Bëra një vizitë në privat për mushkëritë. Ka shkuar dy herë dhe kam bërë grafitë, më tha se kam pak shenjë ftohje dhe asgjë tjetër.

Kam bërë grafinë e mushkrive dhe thjesht më dhanë ilaçe. 21 ditë me mjekime, por nuk ka ndryshuar asgjë. Mjekut të familjes i kam kërkuar ndihmë, por ai kishte frikë të më afrohej.  

Që në datën 12 të këtij muaji ka tentuar të kontaktoj me 127, por asnjë përgjigje. I kam shkruar edhe kryeministrit dhe nuk më është përgjigjur”, tha 55-vjeçari.