Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar.
Në Ankara të Turqisë, “Dardanët” e rinj u përballen me Kombëtaren U18 të Turqisë.
Fitore me rezultat 25:12 shënuan turqit.
Kombëtarja jonë kishte telashe për të dalë në lojën e saj, sidomos në periudhën e parë dhe të dytë. Shfaqi pak më shumë në periudhën e tretë, të cilën e fitoi 7:5, por pa rrezikuar fitoren e nikoqirëve.
Të hënën, Kosova U18 kishte shënuar fitore të madhe ndaj Malit të Zi e më pas edhe ndaj Irakut.
Të mërkurën Kombëtaren U18 të Kosovës e presin ndeshje tjera të vështira. Fillimisht përballet me Rumaninë e më pas me Kroacinë.
/Gazeta Express/