Dëmtohet hoteli ku ishin vendosur mundësit kosovarë në Turqi - Gazeta Express
string(60) "demtohet-hoteli-ku-ishin-vendosur-mundesit-kosovare-ne-turqi"

Sporte tjera

Gazeta Express

06/02/2023 13:26

Dëmtohet hoteli ku ishin vendosur mundësit kosovarë në Turqi

Sporte tjera

Gazeta Express

06/02/2023 13:26

Tërmeti i tmerrshëm që e goditi sot në mëngjes Turqinë ka lënë pasoja të pashlyeshme, si materiale, ashtu edhe në njerëz.

E në momentin e tërmetit, në qytetin Kahramanmarash ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, që po merrnin pjesë në turneun “12 February”, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Pas informacioneve të siguruara, Komiteti Olimpik i Kosovën bën të ditur se i gjithë delegacioni i ekipit kosovar është shëndosh dhe mirë, përkundër se hoteli ku po qëndronte ekipi kishte pësuar dëmtime.

Ekipi kosovar është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë.

Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm me mahnitude 7.8 të shkallës rihter, ku si pasojë, qindra njerëz e gjetën vdekjen dhe mijëra objekte u shembën.

Epiqendra e tërmetit ishte në juglindje të Turqisë, gjegjësisht në provincën e Gaziantep, e që është ndjerë edhe në disa shtete përreth, përfshirë këtu edhe Sirinë, e cila po ashtu u godit nga tërmeti. /Gazeta Express/