Delegacioni i nivelit të lartë të BE-së arrin në Kiev për Samitin e përbashkët - Gazeta Express
string(78) "delegacioni-i-nivelit-te-larte-te-be-se-arrin-ne-kiev-per-samitin-e-perbashket"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 15:49

Delegacioni i nivelit të lartë të BE-së arrin në Kiev për Samitin e përbashkët

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 15:49

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe një delegacion prej 15 komisionerësh janë në Kiev për një Samit të përbashkët me qeverinë e Ukrainës.

“Ndihem mirë që u ktheva në Kiev, hera ime e katërt që nga pushtimi i Rusisë,” shkroi von der Leyen në Twitter pas mbërritjes në kryeqytetin ukrainas me tren.

Lexo Edhe:

“Kësaj radhe, me ekipin tim të komisionerëve,” shtoi ajo. “Ne jemi këtu së bashku për të treguar se BE-ja qëndron pranë Ukrainës si kurrë më parë. Dhe për të thelluar më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë.”

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi janë midis anëtarëve të delegacionit.

Von der Leyen u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy më 2 shkurt, ndërsa presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të arrijë në Samitin më 3 shkurt.

Samiti BE-Ukrainë në kryeqytetin ukrainas do të përforcojë mbështetjen e BE-së për Ukrainën përballë pushtimit të Rusisë dhe do të fokusohet në reformat e nevojshme që Ukraina të përparojë drejt anëtarësimit në BE.

BE-ja ka dhënë tashmë 50 miliardë euro ndihmë për Ukrainën dhe ky takim do të thellojë më tej mbështetjen dhe bashkëpunimin e BE-së.

Temat që do të diskutohen përfshijnë rindërtimin e Ukrainës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në BE.

Vizita e komisionerëve të lartë në Ukrianë vjen një ditë pasi shtëpitë e disa zyrtarëve të rangut të lartë u bastisën nga agjentë anti-korrupsion, aksioni i dytë i tillë brenda një jave.

Presidenti Zelensky është zotuar të çrrënjosë korrupsionin nga institucionet e Ukrainës./REL