Del në qarkullim përditësimi ChromeOS 111, ndërsa më në fund arrin edhe Fast Pair për Chromebook - Gazeta Express
string(95) "del-ne-qarkullim-perditesimi-chromeos-111-ndersa-me-ne-fund-arrin-edhe-fast-pair-per-chromebook"

Del në qarkullim përditësimi ChromeOS 111, ndërsa më në fund arrin edhe Fast Pair për Chromebook

AutoTech

Gazeta Express

13/03/2023 22:22

Google njoftoi zyrtarisht veçorinë Fast Pair për Chromebook në janar të vitit 2022, dhe tani po del në qarkullim bashkë me ChromeOS 111.

Fast Pair për telefona u prezantua në vitin 2017, dhe veçoria për “aftësitë e sinkronizimit” u shtua një vit më vonë.

Lexo Edhe:

Veçoria duhej të mbërrinte në Chromebook në vitin 2019, por afati i dhënë “erdhi dhe shkoi”.

Në Chromebook-in tuaj, do të shihni një njoftim si “Connect Pixel Buds Pro” që përfshin një foto dhe shënime se si “Pixel Buds Pro do të shfaqet në pajisjet e lidhura me ‘[address]@gmail.com’”. Kjo përputhet me përvojën e Android me një buton “Connect” që ju lejon të vazhdoni. Pasi që t’i lidhni ato, do të shihni një njoftim në formë pilule “Pixel Buds Pro lidhur” në këndin e poshtëm djathtas, shkruan 9to5Google.

Ndërsa sa i përket ChromeOS 111, Google thotë se Fast Pair aktualisht është “projektuar për të punuar me pajisjet audio Bluetooth të mbështetura dhe në Chromebook që mbështesin skanimin e sfondit”.

Në faqen e cilësimeve të Bluetooth-it, mund të shihni një listë të “Pajisjeve të ruajtura në llogarinë tuaj”. Këtu përfshihen kufjet dhe orët inteligjente. Megjithatë, “pajisjet e ruajtura në llogarinë tuaj nuk disponohen nga menyja “Cilësimet e shpejta”. Ekziston gjithashtu një ndërrim i ri i cilësimeve “Skano për pajisje të reja: Lidhe dhe konfiguro shpejt pajisjet e Fast Pair”.

ChromeOS 111 do të dalë fillojë të shfaqet gjatë javëve të ardhshme.