Deklaratat Haxhiu në Pressing, zyrtari i AAK-së del me reagim të ashpër - Gazeta Express
string(70) "deklaratat-haxhiu-ne-pressing-zyrtari-i-aak-se-del-me-reagim-te-ashper"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2022 12:53

Deklaratat Haxhiu në Pressing, zyrtari i AAK-së del me reagim të ashpër

Lajme

Gazeta Express

15/07/2022 12:53

Anëtari kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi, i ka reaguar gazetarit dhe publicistit Baton Haxhiu pasi të enjten në Pressing të T7 ka thënë se Ramush Haradinaj është fajtori kryesor pse Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë marrë mbi 50 % të votave dhe se Ramush Haradinaj për rasye pragmatike është i gatshëm të futet në koalicion qeverisës.

Latifi ka thënë se Baton Haxhiu është hidhëruar me AAK-në dhe Ramush Haradinajn meqë sipas Latifit AAK dhe Haradinaj e kishin “dekonspiruar dhe ia kanë ndaluar projektin për ndarjen e Kosovës”

Lexo Edhe:

“Baton Haxhiut i paska gufuar hidhërimi për Aleancën dhe Ramush Haradinajn, sepse ia kanë dekonspiruar dhe ia kanë ndalur projektin për ndarjen e Kosovës, e tash bëhet sikur i ditur për të treguar se sa e gatshme qenka Aleanca për koalicion me pushtetin!”, ka thënë Latifi në reagim.

Tutje Latifi e ka quajtur Haxhiun si “megafon” të të gjitha pushteteve.

“S’ka faj i shkreti, sepse gjithmonë ka qenë megafon i të gjitha pushteteve, prej ngado që kanë ardhur ato.E qartë, e pengon rritja e Aleancës, prandaj mundohet ta godasë atë edhe me gënjeshtra, një zanat që ai e ka mësuar mirë.

Mirëpo, për këtë e batona të tjerë, tash për tash, Aleanca është e vetmja opozitë e zëshme e këtij pushteti dhe këtë e kemi bërë e vazhdojmë ta bëjmë për çështje parimore e interesa të vendit, e jo për kalkulime e interesa të askujt”, ka thënë ndër të tjera Smajl Latifi./Express/