Deklarata e Shalës për takimin me presidentin e kreun e AAK-së, reagon KDI-ja - Gazeta Express
string(78) "deklarata-e-shales-per-takimin-me-presidentin-e-kreun-e-aakse-reagojne-nga-kdi"

Gazeta Express

03/06/2020 14:05

Deklarata e Shalës për takimin me presidentin e kreun e AAK-së, reagon KDI-ja

Gazeta Express

03/06/2020 14:05

KDI-ja ka reaguar pas deklaratës së deputetit Haxhi Shala lidhur me një takim që ai tha se e ka pasur me të parin e shtetit, Hashim Thaçi, dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton Gazeta Express.

“#KDI shpreh shqetësim lidhur me deklaratën publike të deputetit Haxhi Shala në seancën e sotme për ndryshimin e qëndrimit të tij për votimin e Qeverisë ‘Hoti’. Deputeti Shala deklaroi që “pas vizitës së mbrëmshme në familjen time të Presidentit dhe ish- kryeministrit Haradinaj kam ndërruar mendje dhe vota ime do të jetë pro për këta dy persona dhe pro Qeverisë Hoti”, thuhet në reagim.

Lexo Edhe:

KDI-ja ka kujtuar që Kushtetuta e Kosovës thotë se deputetët janë përfaqësues të popullit, e nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues.

“Rikujtojmë që Kushtetuta e Kosovës (neni 70, pika 1) lidhur me mandatin e deputetëve thotë që “deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”, thuhet në reagim. /Express/