Dehumanizimi, inferioriteti, amnezia… Bregoviqi - Gazeta Express

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

14/08/2021 17:46

Dehumanizimi, inferioriteti, amnezia… Bregoviqi

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

14/08/2021 17:46

Vazhdimi i dështimit të gjithanshëm, e sidomos i dështimit të shtetit të së drejtës, rezulton me krijimin e ndjenjës së inferioritetit tek individi dhe segmente më të gjëra të shoqërisë. Ndërkaq, ndjenja e inferioritetit shtohet sidomos ndaj atyre që dikur kanë qenë pjesë e establishmentit në mbajtjen e inxhinjeringut të dehumanizimit. E amnezia mundohet të sforcohet për pak çaste hedoniste banale, e ngjyrosur edhe me kozmetikën në tentative për t’u bërë “më papë se papa”. Kjo për njërin variant të mundshëm mbi mungesën e logjikës së një veprimi: ftesën zyrtare të një bashkie shqiptare për të marrë pjesë në një festival një këngëtar kontravers, e përfaqësues i politikës së një shteti gjenocidal, që vazhdon politikën antishqiptare me mjete të tjera. Për interferimet politike ndaj ftesës së këngëtarit kontraverz janë analizat e tjera.

Ardian Haxhaj

Lexo Edhe:

Dy ideologjitë më shkatërrimtare të njerëzimit në epokën moderne, që janë zhvilluar përgjatë shekullit XX: nazifashizmi dhe komunizmi, e kanë ideuar dhe e kanë prodhuar inxhinjeringun e dehumanizimit të njeriut si individ dhe shoqëri. Mekanizmat e ndryshëm dhe të shumtë të shkatërrimit, në radhë të parë kanë sakrifikuar miliona jetë njerëzish, me anë të vrasjeve, kampeve të përqëndrimit, urisë, shkatërrimit sistematik të rrethanave jetësore që çojnë drejt vdekjes etj.  Krejt pjesa tjetër që i ka mbijetuar inxhinjeringut të shkatërrimit fizik të individit dhe shoqërisë hyn në kategorinë e inxhinjeringut të dehumanizimit psikologjik. Përballja me mbijetesën nga terrori i ka dehumanizuar individet në atë masë, sa janë zhvlerësuar shumica e principeve të të qenit njeri, mbi të cilat njerëzimi është ngritur në nivel tjetër që nga parahistoria e deri më sot. Instinkti për mbijetesë çon në sforcimin e instinkteve kafshërore në dëm të kategorive psikologjike që njeriun e kanë bërë njëri, për dallim nga kafshët e tjera. Historia e civilizimit njerëzor tregon se, fatkeqësisht, mbijetesa fizike e atyre që janë ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj ixhinjireningut të dehumanizimit vuajnë nga simptomat postramatike të inferioritetit, amnezisë dhe nënkategorive të tjera postraumatike.

Shkrimtari italiano-hebre Primo Levi në romanin autobiografik “Edhe ky është njeri?” e përshkruan ditë pas dite mekanizmin nazist të shkatërrimit njerëzor në kampin e përqendrimit në Aushvic. Njëkohësisht shkrimtari e shpjegon saktësisht edhe dehumanizimin shpirtëror (thënë korrekt: psikologjik) të atyre që mundohen të mbijetojnë fizikisht. Procesi i dehumanizimit përshkruhet edhe më në detaje nga nobelisti rus, disidenti Aleksandër Solzhenicini në romanin autobigrafik “Arkipelagu Gulag”. Këto vepra letrare autobiografike janë shembuj se si terrori i ushtruar mbi individin dhe shoqërinë e rrenon aspektin psikologjik të njeriut, e dehumanizon në të gjitha principet, duke i sforcuar tej mase instinktet shtazarake.

Siç dihet, procesi i dehumanizimit të njeriut, në emër të krijimit të “njeriut të ri”, ka ndodhur për gati gjysmë shekulli në Shqipërinë Londineze, ku terrori e ka bërë individin dhe shoqërinë të mbijetojë duke e sakrifikuar humanizmin: secili kundër secilit, spiuno para së të të spiunojnë, spiunoje babanë para se të të spiunoi babai ty, denonco para se të të denoncojnë, dërgo në burg a në internim para se të të dergojnë, merrja kafshatën e gojës tjetrit para se të ta marrin ty, vrit para se të të vrasin. Kaosi i demokracisë pas 1990, dështimi i rithemelimit të shtetit si shtet i së drejtës, ka rezultuar që shoqëria shqiptare e Shqipërisë Londineze tash e tridhjetë vjet të mos arrit ta kapërcejë traumën. Si pasojë nuk ka arritur ta tejkalojë as ndjenjën e inferioritetit. Kjo mund të shpjegohet edhe me dështimin e çdo segmenti institucional e shtetëror, për të qenë pothuajse çdoherë për gjithçka në fund të listës së shteteve. Ky vazhdim i dështimit të gjithanshëm, e sidomos i dështimit të shtetit të së drejtës, rezulton me krijimin e ndjenjës së inferioritetit tek individi dhe segmente më të gjëra të shoqërisë. Ndërkaq, ndjenja e inferioritetit shtohet sidomos ndaj atyre që dikur kanë qenë pjesë e establishmentit në mbajtjen e inxhinjeringut të dehumanizimit. E amnezia mundohet të sforcohet për pak çaste hedoniste banale, e ngjyrosur edhe me kozmetikën në tentative për t’u bërë “më papë se papa”.

Kjo për njërin variant të mundshëm mbi mungesën e logjikës së një veprimi: ftesën zyrtare të një bashkie shqiptare për të marrë pjesë në një festival një këngëtar kontravers, e përfaqësues i politikës së një shteti gjenocidal, që vazhdon politikën antishqiptare me mjete të tjera.

Për interferimet politike ndaj ftesës së këngëtarit kontraverz janë analizat e tjera.