Debati për emrat e rrugëve në Tetovë do të zhvillohet në seancën e radhës të këshillit komunal - Gazeta Express
string(94) "debati-per-emrat-e-rrugeve-ne-tetove-do-te-zhvillohet-ne-seancen-e-radhes-te-keshillit-komunal"

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2026 10:13

Debati për emrat e rrugëve në Tetovë do të zhvillohet në seancën e radhës të këshillit komunal

Maqedoni

Gazeta Express

09/07/2026 10:13

Komuna e Tetovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së këshilltarëve të BDI-së që në mbledhjen e datës 13 të Këshillit Komunal të shtohet si pikë e rendit të ditës edhe debate mbi emrat e rrugëve. Udhëheqësi i këshilltarëve të BDI-së, Berat Murati sot ka dorëzuar edhe një listë me mbi 60 emra të rrugëve për të cilat pritet të diskutohet në këshillin komunal.

“Kërkuam që si pikë e parë e rendit të ditës, të vendoset propozim vendim për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve dhe shesheve në territorin e Komunës së Tetovës. Fjala është për një propozim konkret për emërtimin e gjithsej 67 rrugëve dhe sheshit të Tetovës”, u shpreh Berat Murati, Këshilltar komunal i BDI-së.

Kreu i Këshillit Komunal të Tetovës ka deklaruar se kërkesa e opozitës do të shqyrtohet pasi përbën interes publik.

“Është procedurë e cila fillimisht këto emra që janë me interes publik po shqyrtohen në komisione, dhe kemi zhvilluar edhe debate në të shkuarën. Jemi këshilltar por s`mund të vendosim kokë në vete pa u konsultuar edhe me qytetarët e Tetovës, por sido që të jetë në seancën e radhës të këshillit e njëjta kërkesë e këshilltarëve të opozitës do pranohet dhe do debatohet për të njëjtën”, tha Jusuf Abduli, Kryetar i Këshillit Komunal në Tetovë.
Nga ana tjetër, për temën në fjalë, BDI sot ka ftuar qytetarët që të shtunën të dalin në protestë, në shenjë revolte ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila abrogoi vendimin e këshillit komunal të 2007, me të cilin u ndërruan emrat e disa rrugëve dhe sheshit të Tetovës, përkatësisht u rikthyen emrat e vjetër të disa rrugëve dhe emri i vjetër i sheshit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement