Një debat i fundit mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania ka tërhequr vëmendjen e publikut, pas deklaratave të bëra nga Ilir Vrenozi lidhur me një konflikt me Armir Shahini.
Sipas Vrenozit, përplasja mes tyre ka nisur pas finales së madhe të spektaklit, ku ai pretendon se Armiri ka mbetur i pakënaqur për faktin që nuk është përmendur si fitues. Ai shtoi se tensionet kanë vijuar edhe pas përfundimit të programit, duke deklaruar se është ndjerë i kërcënuar nga i ashtuquajturi Miri.
Për të sqaruar situatën, në emisionin E Diell, moderatorja Nevina Shtylla pyeti dy ish-banorë të BBV 5, Seno Fishta dhe Armir Tola, në lidhje me natyrën e këtij konflikti.
Sipas Seno Fishtës, situata mund të jetë keqinterpretuar, duke theksuar se gjithçka varet nga mënyra se si është perceptuar nga Vrenozi.
Ai sugjeroi se Miri kishte shprehur pakënaqësi për mungesë mbështetjeje, por përmes gjesteve dhe nënkuptimeve, ndërsa Iliri, si një person impulsiv, mund ta ketë marrë më seriozisht situatën.
Nga ana tjetër, Armir Tola deklaroi se ka komunikuar me të dy palët dhe e konsideron çështjen si momentale. Ai siguroi se nuk pritet përshkallëzim i mëtejshëm, duke theksuar se situata është nën kontroll dhe nuk do të ketë pasoja të tjera. /GazetaExpress/