Daut Haradinaj nga AAK-ja, ka reaguar pasi AAK-ja shënoi rritje në zgjedhjet e 7 qershorit
Haradinaj ka falënderuar bashkëluftëtarët për mbështetjen.
Ai falënderoi edhe Ardian Gjinin, duke i thënë që është krenar me të.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëluftëtarë,
Fjalën e dhënë e mbajta dhe gjithmonë do të jem krah jush!
E kam pasur obligim moral që këtë betejë t’ia dhuroj shpërblimin Ardian Gjinit. Ndihem sinqerisht i përmbushur dhe falënderues ndaj të gjithë atyre që më besuan, dhe do t’ju besoj gjithmonë.
Krenar me ju që luftuat si spartanë.
Jam dhe do të jem gjithmonë Aleancë, por mandatin si deputet kësaj radhe e le për t’ju lëshuar vend të tjerve në listën tonë fantastike. Jam për dhe me popullin, mandati është vlerë dhe respekt i jashtëzakonshëm, por jo qëllimi im i vetëm. Bashkë, pas dhe me ju Aleancë.
Urime Ardian Gjini, krenohemi me ty.
Veçanërisht krenar me ju që më besuat.