Perezi i vihet pas Olises, presidenti i Bayernit i dërgon ‘mesazh’ presidentit të Realit - Gazeta Express
string(85) "perezi-i-vihet-pas-olises-presidenti-i-bayernit-i-dergon-mesazh-presidentit-te-realit"

Futboll

Gazeta Express

08/06/2026 0:00

Perezi i vihet pas Olises, presidenti i Bayernit i dërgon ‘mesazh’ presidentit të Realit

Futboll

Gazeta Express

08/06/2026 0:00

Real Madridi pritet të intensifikojë përpjekjet për të nënshkruar me Michael Olisen, pas rizgjedhjes së Florentino Pérezit, i cili sipas raportimeve të sondazheve ka fituar bindshëm ndaj kandidatit Enrique Riquelme.

Pérezi, i cili ka qenë në krye të klubit që nga viti 2009, kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore sjelljen e një tjetër “Galactico”, me një transferim të mundshëm shumë të shtrenjtë.

Sipas “The Telegraph”, Olise është objektivi i tij kryesor.

Megjithatë, Bayern Munichu ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë yllin francez.

Drejtuesit bavarezë kanë qenë shumë të prerë në deklaratat e tyre.

Legjenda e klubit Karl-Heinz Rummenigge theksoi se “nuk ka çmim që do të na bënte të lëkundemi për një lojtar si Olise”.

Ndërsa presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Real Madridit.

“Michael Olise është lojtar i Bayern Munichut dhe është nën kontratë afatgjatë. Ne nuk jemi klub që shesim. Nëse Florentino Pérezi dëshiron të dërgojë ofertë, mund ta kursejë mundimin”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, Real Madridi mbetet i interesuar, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Pérezi do të ecë përpara me një ofertë të madhe apo do të tërhiqet nga qëndrimi i fortë i klubit gjerman.

Olise ndërkohë është bashkuar me kombëtaren e Francës dhe po përgatitet për Botëror.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka thënë se nuk ka “zgjedhje të gabuar” mes qëndrimit te Bayerni apo një transferimi të mundshëm, duke theksuar se çdo vendim do të varet nga vetë lojtari./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement