Dastid Pallaska: E kam ditur se koalicioni LDK-VV nuk do të funksionojë, Kurti i shkaktoi dëm Kosovës - Gazeta Express
string(99) "dastid-pallaska-e-kam-ditur-se-koalicioni-ldk-vv-nuk-do-te-funksionoje-kurti-i-shkaktoi-dem-kosoves"

Dastid Pallaska: E kam ditur se koalicioni LDK-VV nuk do të funksionojë, Kurti i shkaktoi dëm Kosovës

Gazeta Express

04/06/2020 21:10

Avokati Dastid Pallaska ka thënë në emisionin Pressing në T7 se e kishte parashikuar se koalicioni LDK-VV nuk do të funksiononte. Kjo për shkak se njëra parti donte ta dominonte tjetër.

“VV filloi të dominojë LDK’në pas rezultatit të zgjedhjeve”, thotë Pallaska.

Lexo Edhe:

“E kam ditur se nuk do të funksionojë. Albin Kurti gjithmonë deshi të kontrollonte Qeverinë’’

Pallaska flet edhe për gabimet e Kurtit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

‘’Kurti ka të drejtë kur thotë se pas secilit vendim që kanë marrë ish-liderët para tij ia kanë veshur Amerikës. Cdo vendim jopopullor është shfaqur para popullit se ‘kështu po dëshiron Amerika’”, thotë ai.

Por ai shton se Kurti gaboi në marrëdhëniet e tij me SHBA’në dhe i shkaktoi dëm Kosovës. /Express/