Dardan Cena një luftë larg medaljes së bronztë në Evropianin për Junior - Gazeta Express
string(71) "dardan-cena-nje-lufte-larg-medaljes-se-bronzte-ne-evropianin-per-junior"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/09/2022 15:49

Dardan Cena një luftë larg medaljes së bronztë në Evropianin për Junior

Sporte tjera

Gazeta Express

16/09/2022 15:49

Dardan Cena (-73kg) ndeshet për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për Junior (U21) që po mbahet në Pragë të Çekisë.

Dardani në ndeshjen e parë mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin nga Estonia, Artemi Larionov.

Në xhiron e dytë Cena mposhti me Ippon ukrainasin, Anton Shuhalieiev.

Dardani në ndeshjen e tretë mposhti me Wazaari sllovenin, Nace Herkovic.

Në çerekfinale garuesi ynë humbi me Ippon nga garuesi i Hungarisë, Daniel Szegedi.

Pas asaj ndeshje ai u kualifikua të ndeshej në repasazh ku në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon vendasin, Petr Mlady.

Cena për të bronztën do të ndeshet kundër hungarezit tjetër, Gergely Adorjani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement