Dallas Mavericks e ka siguruar edhe fitoren e dytë përballë Minesota Timberwolves, në finalen e Konferencës Perëndimore.
Dallasi fituan si mysafir me rezultat 109:108, duke kaluar në epërsi 2:0 në seri, shkruan Gazeta Express.
Heroi i Mavericks ishte slloveni Luka Doncic, i cili shënoi tre sekonda para fundit.
Skuadra vendase kishte një goditje për të fituar, por Conley humbi dhe fitorja shkoi për Doncicin dhe ekipin e tij.
Në fakt, ndeshjen shumë më mirë e nisi Minnesota, që fitoi pjesën e parë, duke shkuar në pushim me epërsi 12 pikëshe.
Por, në pjesën e dytë pamë një Dallas krejt tjetër, duke i dominuar të dy periudhat.
Doncic e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, 13 asistime dhe dhjetë kërcime, ndërsa Kyrie Irving shtoi 20 të tjera.
Te Minesota, Naz Reid ishte më i miri me 23 pikë, ndërsa Anthony Edwards shtoi 21 pikë.
Seria tani zhvendoset në Teksas kur Maverick si vendas do të kenë një shans për të siguruar një vend në finalet e mëdha të NBA me dy fitore.