Dalin pamjet e arrestimit të Edison Begajt, 2 javë më parë iu bë atentat - Gazeta Express
string(71) "dalin-pamjet-e-arrestimit-te-edison-begajt-2-jave-me-pare-iu-be-atentat"

Dalin pamjet e arrestimit të Edison Begajt, 2 javë më parë iu bë atentat

Shqiperi

Gazeta Express

15/06/2021 9:43

Pas një operacioni blic në Lungomare të Vlorës, RENEA, FNSH dhe Policia e Shtetit arrestuan Edison Begajn të cilit dy javë më parë iu bë edhe një atentat.

Tashmë, policia ka bërë publike edhe pamjet nga momenti i arrestimit në Vlorë.

Lexo Edhe:

Policia njofton se pas kontrolleve në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 41-vjeçarit Begaj  u gjet  një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Gjatë këtij operacioni u shoqëruan edhe 10 persona të tjerë.

38-vjeçari Edison Begaj është një emër i njohur për drejtësinë, por edhe publikun sidomos në javët e fundit, pasi në 29 maj iu bë atentat dhe u qëllua me 4 plumba. Nga ky antentat Begaj mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë.

Autori u largua nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur. Ndërkohë disa ditë pas ngjarjes një makinë e dyshuar se u përdor nga autori u gjet në afërsi të Lushnjes, ku brenda saj ishte edhe një uniformë si ajo e policisë.