Dafina me 'Running' edhe në MTV - Gazeta Express
string(29) "dafina-me-running-edhe-ne-mtv"

Dafina me ‘Running’ edhe në MTV

Gazeta Express

01/05/2020 18:15

Është e veçantë në mënyrën e të interpretuarit, njëjtë sikur edhe zëri që e karakterizon.

Me një frymë të re në tregun e muzikës gjermane, Dafina Kastrati i është kthyer punës më fuqishëm se kurrë.

Lexo Edhe:

Pas një pauze më shumë se një vjeçare, ajo rikthimin e bën me një projekt dhe një temë e cila është duke e shqetësuar të gjithë botën tash e sa muaj, siç është ajo e pandemisë.

“Running” është kënga e parë solo pas rikthimit, derisa Dafina përmes saj, bën thirrje që secili ta gjejë forcën e brendshme për tejkalimin e kësaj situatë. Pos forcës, “Running” është po ashtu thirrje për shpresë dhe vullnet në këto ditë pandemie.

Tashmë kënga e këngëtares shqiptare po transmetohet edhe në kanalin më të madh të muzikës, MTV.

Kënga edhe është postuar me videoklip në faqen zyrtare të MTV, njëjtë si të gjitha këngët që Dafina ka publikuar deri tani./Gazeta Express/