Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme” - Gazeta Express
string(69) "cristiano-ronaldo-e-fiton-cmimin-lojtari-me-i-mire-i-lindjes-se-mesme"

Futboll

Gazeta Express

28/12/2025 18:20

Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme”

Futboll

Gazeta Express

28/12/2025 18:20

Cristiano Ronaldo është nderuar me një çmim të veçantë nga “Globe Soccer Aëards”.

Superylli portugez, që luan tek Al-Nassr në Arabinë Saudite e ka fituar çmimin “Lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme”.

Ronaldo ka shënuar 41 gola përgjatë vitit 2025 me klubin e tij, Al-Nassr dhe me kombëtaren e Portugalisë.

Në përgjithësi, Ronaldo është duke e ndjekur rekordin e 1000 golave në karrierë, i paarritur nga askush në historinë e futbollit.

Momentalisht, 40-vjeçari ka shënuar 956 gola në karrierë, me dy të fundit të shënuar mbrëmë në fitoren ndaj Al-Okhood./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement