Covid-19 në Shqipëri/ Mbetet i lartë numri i të infektuarve, regjistrohen 37 raste të reja - Gazeta Express
string(88) "covid-19-ne-shqiperi-mbetet-i-larte-numri-i-te-infektuarve-regjistrohen-37-raste-te-reja"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2021 17:07

Covid-19 në Shqipëri/ Mbetet i lartë numri i të infektuarve, regjistrohen 37 raste të reja

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2021 17:07

Në 24 orët e fundit janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 37 qytetarë, në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Lexo Edhe:

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (30 Korrik 2021)

Raste të reja ditore         37

Të shëruar në 24 orë       18

Të shtruar në spitale       20

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 4593

Testime totale             896,662

Raste pozitive             133,036

Raste të shëruara         130,205

Raste Aktive                      374

Humbje jete                   2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              137

Elbasan            55

Kukës                33

Lezhë               32

Vlorë                28

Fier                   20

Shkodër           22

Korçë                15

Berat               14

Durrës              14

Gjirokastër        4