Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të hënën, pasi përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë ngecur.
Ndërsa raportimet për një sulm ndaj një centrali bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rritur shqetësimet për furnizimin global me energji.
Reuters raporton se nafta Brent është rritur me 1.36 dollarë, ose 1.24%, duke arritur në 110.62 dollarë për fuçi në orët e vona të tregtimit (2202 GMT).
Ndërkohë, nafta amerikane WTI është rritur me 1.84 dollarë, ose 1.75%, duke u tregtuar në 107.26 dollarë për fuçi.
Analistët theksojnë se ngjarje të tilla zakonisht shkaktojnë rritje afatshkurtra të çmimeve, pasi tregjet reagojnë ndaj frikës për ndërprerje të furnizimit dhe ulje të rezervave globale.
Megjithatë, ata shtojnë se zhvillimi i mëtejshëm i çmimeve do të varet nga informacionet e verifikuara për gjendjen e objektit të sulmuar, si dhe nga reagimet e vendeve prodhuese të naftës dhe vendimet e tyre për prodhimin.
Në afat më të gjatë, çmimet e naftës pritet të ndikohen nga faktorët ekonomikë globalë dhe balanca mes ofertës dhe kërkesës në tregjet ndërkombëtare.