Të shtëna me armë në Tiranë: Plagoset një polic, nisin hetimet - Gazeta Express
string(60) "te-shtena-me-arme-ne-tirane-plagoset-nje-polic-nisin-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 8:24

Të shtëna me armë në Tiranë: Plagoset një polic, nisin hetimet

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 8:24

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku ka mbetur i plagosur efektivi i policisë, Anxhelo Kumaraku.

Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku pas plagosjes polici është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Anxhelo Kumaraku, rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve, shkruan Euronews.al.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement