Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku po diskutohet për ligjin për çmimin tavan, ka theksuar edhe ka sektor të tjerë që kanë rregullator porse, megjithatë çmimet janë rritur.
Bajrami përmendi sektorin e energjisë, atë të ujit, dhe barnat, duke kujtuar se këta sektor kanë zyre rregullatori të çmimit, porse, çmimet janë rritur, përcjell Gazeta Express.
Bajrami, tha se, ‘’frika’’ është se ligji për çmimet tavan dhe bordi, janë ‘’farsë’’ sepse qeveria ‘’nuk ka me pas mundësi’’ me ndiku në çmime.
‘’A e dini se çfarë ka ndodhur në sektorin e energjisë elektrike, gjatë mandatit të LVV’së, edhe pse kemi zyre të rregullatorit të çmimit të energjisë, tri herë është bërë ngritja e çmimit. Do të thotë na kemi rregullator, edhe kemi leju ngritje të çmimeve. A e dini çfarë ka ndodhur me tarifat e ujit, edhe aty kemi rregullator të çmimeve, janë ngritur tarifat për 40%. Ka ndodh rregullimi i çmimeve edhe në një sektor tjetër, ka ndodh në sektorin e barnave, na jepni evidenca si qeveri që kemi ulje të çmimeve të barnave, sepse kjo nuk po vrehet. Ngritja e çmimeve është alarmante, inflacioni i marsit nuk ka qenë i ndikuar aq shumë prej ngritjes së çmimit të naftës, ne kemi me pa në prill që çmimet kanë me qenë më të larta. Ne kemi frikë që ligji, bordi dhe gjithçka është një farsë sepse nuk keni me pas mundësi me ndik’’, ka thënë ajo.,