Analisti serb: Kurti e uli nivelin e përfaqësimit me emërimin e Agron Bajramit kryenegociator, Serbia veçse e kishte bërë - Gazeta Express
string(119) "analisti-serb-kurti-e-uli-nivelin-e-pwrfaqwsimit-me-emerimin-e-agron-bajramit-kryenegociator-serbia-vecse-e-kishte-bere"

Ballina

Gazeta Express

23/04/2026 12:13

Analisti serb: Kurti e uli nivelin e përfaqësimit me emërimin e Agron Bajramit kryenegociator, Serbia veçse e kishte bërë

Ballina

Gazeta Express

23/04/2026 12:13

Analisti politik, Dragisa Mijacic, i cili merret edhe me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka thënë se kryeministri Albin Kurti me emërimin e Agron Bajrami si shef të ekipit negociator në Dialogun me Serbinë është një ulje e nivelit të përfaqësimit, shkruan Gazeta Express.

Sipas Mijacic, Kurti veproi në mënyrë reciproke, meqë Vuçiq e kishte ulur nivelin duke vendosur kreun e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkovic, në krye të ekipit negociator.

“Qeveria e Kosovës ka emëruar Agron Bajramin, ambasadorin e Kosovës në Belgjikë, si kryenegociatorin e ri në dialogun me Serbinë.Në këtë mënyrë, Prishtina e ka ulur nivelin e negociatave nga zëvendëskryeministri i Kosovës në nivelin e një nëpunësi civil (ambasador), që është një mesazh i qartë”, ka shkruar Mijacic, raporton Express.

Sipas Mijacic, përveç uljes së nivelit të përfaqësimit nga Kosova dhe Serbia, pritjet për dialogun janë ulur edhe nga BE-ja. Ai thotë se Brukseli është fokusuar në zgjidhjen e problemeve teknike në vend se të synohej marrëveshje politike. Ai thotë se edhe Sorensen e Kallas prej kohësh janë duke provuar të aranzhojnë një takim Kurti-Vuçiq por s’kanë pasur sukses.

“BE-ja gjithashtu ka ulur pritjet. Në vend që të kërkojë një marrëveshje politike, fokusi është në zgjidhjen e çështjeve teknike, me të cilat Sorensen është marrë që nga emërimi i tij. Në nivelin politik, Sorensen dhe Kalas kanë kohë që përpiqen pa sukses të organizojnë një takim midis Vuçiçit dhe Kurtit”, ka shkruar ai.

Analisti serb ka thënë se Dialogu nuk është më një temë as për Prishtinën, as për Beogradin e as për Brukselin.

“Ai zgjati shumë, dhe dështimi i tij dhe mungesa e perspektivës i shtyu diplomatët seriozë dhe politikanët premtues të mos merren me këtë temë”, ka shkruar ai./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement