Clinton: Forumi për Gratë, konfirmim i vendosmërisë sonë për balanc gjinor në paqen e vendimmarrjen politike në Kosovë e botë - Gazeta Express
string(123) "clinton-forumi-per-grate-konfirmim-i-vendosmerise-sone-per-balanc-gjinor-ne-paqen-e-vendimmarrjen-politike-ne-kosove-e-bote"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 11:43

Clinton: Forumi për Gratë, konfirmim i vendosmërisë sonë për balanc gjinor në paqen e vendimmarrjen politike në Kosovë e botë

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 11:43

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mori pjesë me një video-adresim në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Clinton e përgëzoi presidenten Vjosa Osmani për organizimin e këtij forumi, të cilin e konsideroi si konfirmim i vendosmërisë për ta forcuar pjesëmarrrjen e grave dhe për balanc gjinor.

Lexo Edhe:

“Ky forum është një konfirmim thelbësor i vendosmërisë sonë që të shumëfishojmë zërat e grave, ta forcojmë pjesëmarrjen e grave në të gjitha fushat e jetës dhe të sigurojmë një balanc gjinor në paqen dhe vendimmarrjen politike në Kosovë dhe gjithandej botës”, tha fillimisht Clinton.

“Mua më kujtohet mirë vizita që kam bërë në kampet e refugjatëve në Maqedoni kur kam qenë Zonja e Parë e SHBA-së dhe duke dëgjuar kosovarët që ishin larguar të më tregojnë rrëfimet e masakrave, etj. Pas kësaj, ne bëmë thirrje në NATO që ta ndalë këtë spastrim etnik. Pas kësaj, udhëtuam në Kosovë dhe takuam njerëz që rindërtonin jetët e tyre”, shtoi ajo.

Si Sekretare e Shtetit e SHBA-së, Hillary Clinton tha se e kishte ndjekur nga afër progresi drejt ruajtjes së paqes.

“Si Sekretare e Shtetit kam ndjekur dhe mbështetur progresin që është arritur drejt ruajtjes së paqes. Ajo paqe nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, veçanërisht tani derisa tensionet në rajonin e Ballkanit janë duke u përshkallëzuar, me vazhdimin e luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë…”, tha ajo.

Prandaj, Clinton tha se “forumet si ky janë shumë të rëndësishëm”.

“Jam e lumtur që do të punoni me Departamentin e Shtetit të SHBA-së për gratë, paqen dhe sigurinë”, tha Clinton.

Ajo tha se “demokracitë tona janë më të fuqishme dhe më të qëndrueshme kur gratë përfshihen dhe kur trajtohen si të barabarta, dhe veçanërisht, kur gratë udhëheqin”.