Çka thuhet në raportin e Policisë për shpërthimin e mbrëmshën në veri - Gazeta Express
string(69) "cka-thuhet-ne-raportin-e-policise-per-shperthimin-e-mbremshen-ne-veri"

Çka thuhet në raportin e Policisë për shpërthimin e mbrëmshën në veri

Lajme

Gazeta Express

16/01/2024 9:23

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin që ndodhi mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se afër një kafeneje ka shpërthyer një granatë dore, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime, raporton Express.

Lexo Edhe:

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa rasti po hetohet në drejtim të veprave “VRASJE NË TENATIVË&SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM”.

“Mitrovicë Veri  15.01.2024, 23:45. Është raportuar se afër një kafeneje ka shpërthyer një granatë dore dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dy viktimat meshkuj kosovarë, ku të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raport.

Për rastin është deklaruar mbrëmë edhe Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe disa vetura.

“Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore tek Hoteli Bisevac, rruga Knjaz Millosh në Mitrovicë Veri, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar rreth 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar. Njëri ka lëndime më të rënda dhe policia është në spital”, ka deklaruar Elshani.