Java plot e përplot me ngjarje! Qe lista.
Muzikë, art, gejming, letërsi – këtë javë keni ofertë diverse të ngjarjeve nga kultura dhe arti. Ja edhe një Monday Marks me rekomandimet kryesore nga ne.
Linku me ngajret e plota: https://substack.com/home/post/p-198218015
Java që po vjen osht plot me koncerte muzikë filmash epike, teatër, ekspozita, libra, pazare kreative dhe festivale që e mbajnë Prishtinën e rajonin super gjallë. Prej premierës së monodramës “Kontrabasi” në Dodona deri te koncerteve të Filharmonisë së Kosovës me vepra të reja shqiptare e klasike, kjo javë premton një festë e vërtetë për muzikën dhe skenën performative.
Në anën tjetër, Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha” sjell shfaqje nga krejt rajoni, ndërsa “Tregime Pjeshkash” rikthehet me rrëfime intime e emocionale rreth kujtimeve dhe objekteve që i mbajmë afër vetes.
Përveç skenës muzikore e teatrore, java ka edhe plot ngjarje që lidhen me artin, librin dhe komunitetin: në Mitrovicë hapet ekspozita delikate “Vegëza”, që trajton trashëgiminë e grave përmes çejzit dhe punës së dorës, ndërsa në Tiranë mundeni me pa ekspozitën “Diona e Dheut” në GOCAT dhe me përjetu Festivalin e Resë te instalacioni ikonik Cloud. Për adhuruesit e librave janë promovimi i “Welcome to this Moment” nga Likana Cana dhe diskutimi për “Përtej” nga Natsuo Kirino në Chart.
Ndërkohë, e.d.h.e organizon End of Spring Market me tesha, open decks dhe afterparty, XP GAME FEST mbledh gejmerat në TechPark, kurse Hani i 2 Robertëve po mban trajnime për kritikë arti për krejt ata që duan me shkru për kulturë e art.