Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të hyjnë në Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express
string(87) "studentet-nga-shqiperia-bllokohen-ne-kufi-nuk-u-lejohet-te-hyjne-ne-maqedonine-e-veriut"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 14:10

Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të hyjnë në Maqedoninë e Veriut

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 14:10

Një autobus me studentë shqiptarë nuk është lejuar të kalojë kufirin me Maqedoninë e Veriut në pikën doganore të Bllatës në Dibër të Shqipërisë, raporton A2 CNN.

Autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë shpjegime pse kanë marrë këtë vendim.

Këtë të martë, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mbajnë protestën e radhës për të kërkuar të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe. Për organizimin, studentët janë takuar me njëri tjetrin në Kumanovë, Tetovë, Strugë dhe Shkup. Gjithçka nisi nga kërkesa e studentëve të jurisprudencës, për ta dhënë provimin në gjuhën e tyre amtare, një kërkesë që edhe pas dy vitesh nuk ka marrë zgjidhje. E drejta e tyre është një e drejtë kushtetuese, që rrjedh që prej marrëveshjes së Ohrit, por për të cilën politika nuk po kujdeset.

Protesta e parë e studentëve u mbajt në Shkup më 6 prill dhe përfundoj përpara ministrisë së drejtësisë, por që atëherë asnjë nuk ka ndryshuar nga qeveria për të përmbushur një të drejtë të shqiptarëve që rrjedh që nga Marrëveshja e Ohrit. Aksioni i tyre merr një kuptim edhe më të thellë politik, duke ngritur diskutim për përfaqësimin me dinjitet të shqiptarëve në një vend ku janë element shtetformues, madje në një kohë kur në bashkëqeverisje janë edhe shqiptarët e VLEN. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement