Çka do të ndodhë sot në Kosovë - Gazeta Express
string(33) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-16"

Lajme

Gazeta Express

23/12/2020 7:11

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

23/12/2020 7:11

Gazeta Express sjell ngjarjet e ditës së sotme.

10:00Me rastin e 31 vjetorit të themelimit të LDK-së, Kryesia bën homazhe te varri i presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, Prishtinë)

Lexo Edhe:

10:30Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie “profili i migrantit 2.0: Cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirur për të migruar?”. (Zyrat e GLPS-së, Prishtinë)

11:00Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani takohet me përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses. (Kabineti i presidentes)

11:00Kryeministri Avdullah Hoti viziton shoqatën Handikos. (“Veternik”, Prishtinë)

12:00Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani takohet me përfaqësues të Grupit 6+, lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses. (Kabineti i presidentes)

12:00Dega e LDK-së në Prizren mban konferencë për medie. (Zyret e LDK-së)

13:00Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani takohet me përfaqësues të Listës Serbe, lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetueses. (Kabineti i presidentes)

13:00Ministri Drejtësisë, Selim Selimi merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Këndit të Kurajos”. (Ministria e Drejtësisë)

13:00Kryeminstri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi marrin pjesë në hapjen e ekspozitës “Rezistenca paqësore dhe shtetndërtimi 1989-1999”. (Muzeu Shtëpia e pavarësisë “Ibrahim Rugova”)

17:00Kryeminstri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi marrin pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës me rastin e Festës së Krishtlindjes. (Katedralja e Nënë Terezës, Prishtinë)