Chelseat nuk i ndihmojnë as përforcimet, barazon sërish në Premierligë - Gazeta Express
string(69) "chelseat-nuk-i-ndihmojne-as-perforcimet-barazon-serish-ne-premierlige"

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 22:55

Chelseat nuk i ndihmojnë as përforcimet, barazon sërish në Premierligë

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 22:55

Pavarësisht përforcimeve, Chelsea nuk ia ka dalë sërish që të rikthehet te fitorja në Premierligë.

Skuadra e drejtuar nga Graham Potter regjistroi barazimin e dytë radhazi sonte, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Chelsea kësaj radhe ndau pikët me Fulhamin, në kuadër të javës së 22-të.

Ndeshja u zhvillua në “Stamford Bridge”, teksa u mbyll baras dhe pa gola.

Te vendasit debutoi përforcimi i fundit, Enzo Fernandez, i cili ishte titullar, bashkë me Mikhailo Mudryk.

“Blutë” e kishin posedimin e topit në shumicën e kohës, por regjistruan tri goditje në kuadratin e portës – për dallim prej mysafirëve, që regjistruan katër sosh.

Fulhami pas këtij barazimi ka 32 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë, kurse Chelsea është në pozitën e nëntë me 30 pikë. /Gazeta Express/