Chelsea kualifikohet në gjysmëfinalen e Carabao Cup - Gazeta Express
string(51) "chelsea-kualifikohet-ne-gjysmefinalen-e-carabao-cup"

Futboll

Gazeta Express

16/12/2025 23:06

Chelsea kualifikohet në gjysmëfinalen e Carabao Cup

Futboll

Gazeta Express

16/12/2025 23:06

Chelsea ka arritur të marrë një fitore të madhe në çerekfinale të Carabao Cup.

“Blutë e Londrës” fituan 3-1 në udhëtim te Cardiffi, i cili luan në divizionin e tretë në Angli.

Kështu, Chelsea u kualifikua në gjysmëfinalen e Carabao Cup.

Serinë e golave në ndeshjen e sontme e hapi Alejandro Garnacho në minutën e 57-të të ndeshjes.

Rezultati u barazua në minutën e 75-të nga David Turnbull i Cardiffit.

Pedro Neto gjeti golin e epërsisë në minutën e 82-të.

Goditjen e fundit vendasve ua bëri përsëri Alejandro Garnacho, që shënoi në minutën e 93-të për fitoren dhe kualifikimin e Chelseat më tutje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement