Çfarë tha në Polici burri që dyshohet se e shkeli dhe e vrau me dy plumba në kokë djalin e axhës - Gazeta Express
string(96) "cfare-tha-ne-polici-burri-qe-dyshohet-se-e-shkeli-dhe-e-vrau-me-dy-plumba-ne-koke-djalin-e-axhes"

Lajme

Merita Miftari

19/10/2021 11:52

Çfarë tha në Polici burri që dyshohet se e shkeli dhe e vrau me dy plumba në kokë djalin e axhës

Lajme

Merita Miftari

19/10/2021 11:52

Baki Brahimi, i dyshuar për vrasjen e djalit të axhës së tij, Gazmend Brahimi, në fshatin Batllavë të Podujevës, pritet të dalë sot para gjykatës. Prokurori i rastit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. Azem Ejupi, avokati i të dyshuarit Baki Brahimi, ka dhënë detaje për Gazetën Express për vrasjen që dyshohet se lidhet me mosmarrëveshje rreth pronës.

Duke folur për Gazetën Express, avokati Azem Ejupi, tha se klienti i tij, kur është marrë në pyetje nga prokurori nuk e ka mohuar se të ndjerin fillimisht e ka goditur me furgonin e tij, derisa i ndjeri ishte në biçikletë.

Lexo Edhe:

“Është deklaru para prokurorit. Ai (i dyshuari), thotë se gjatë rrugës e ka taku me biçikletë (të ndjerin), dhe e ka përplas me furgonin e tij, nuk e mohon atë. Gjatë rrugës e ka taku të ndjerin dhe e ka përplas, ashtu është deklaru ai në polici”, tha avokati.

Sipas deklaratës së të dyshuarit, të cilën e përfolë avokati i tij Azem Ejupi, mosmarrëveshja ka nisur pasi i ndjeri i ka vendosur tela (rrethoja), para derës dhe ia ka dëmtuar të mbjellurat.

“Do tela thotë mi ka vu para derës dhe më ka bë dëm në ara aty ku e ka pas të mbjellur fasulën”, u shpreh avokati tutje.

I dyshuari dhe i ndjeri kanë pasur mosmarrëveshje edhe ditën e diel, por sipas policisë, i dyshuari ka qenë në arrati. Ndërsa, sipas avokatit të tij, i dyshuari është shprehur se dje ka marrë rrugën për t’u paraqitur në stacionin policor në Podujevë, por gjatë rrugës ka hasur tashmë të ndjerin me biçikletë dhe fillimisht e ka goditur me furgonin e tij, e më pas e ka goditur me dy plumba në kokë.

“I dyshuari, është në farefisni me të ndjerin, ata janë djem të axhës -kusherinijë mes vete, deri më tash kanë pasë mosmarrëveshje rreth pronës, gjëja se i ndjeri e ka penguar të dyshuarin tek dyert e shtëpisë, ja ka rrethu me do tela, në bazë të pohimeve të tij. Pastaj, pardje, më 17 tetor, ka pasur shkëmbim me armë zjarri, i ndjeri ka shkuar në stacionin policor në Podujevë e ka lajmëruar rastin. Dje ka pas me shku në Podujevë me u lajmëru në polici dhe ka marrë furgonin, gjatë rrugës, e takon të ndjerin me biçikletë dhe e përplas për vdekje të ndjerin më pas shkon e gjen në fushë ku u përplas dhe e godet me armë zjarri me revole, dy herë në kokë”, tha avokat Azem Ejupi për Gazetën Express.

Ai shtoi se seanca për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit do të mbahen sot në orën 14:00.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se ndaj personit të dyshuar për veprën penale “Vrasja e rëndë”, prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente dhe ndaj të njëjtit rast janë duke u ndërmarrë veprime hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dhënë Gazetës Express.

Sipas të afërmve të viktimës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme.

Kushërinjtë kishin pasur probleme mes vete edhe ditën e diel, madje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimës.

Rasti në polici ishte hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës”.

“Podujevë, 17.10.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas  një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në e vendin e ngjarjes është gjetur dhe  konfiskuar një gëzhojë si provë materiale. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia dje me anë të raportit 24-orësh.

Gazeta Express ka qëndruar dje në vendin ku ka ndodhur krimi dhe në fshatin Gërdoc të Podujevës, aty ku kushërinjtë kanë shumë afër shtëpitë me njëra-tjetrën. Këtë rrëfim mund ta lexoni duke klikuar në linkun e lajmit më poshtë.