Çfarë përmban udhërrëfyesi për implementimin e marrëveshjes për rrymën (DOKUMENT) - Gazeta Express
string(79) "cfare-permban-udherryfyesi-per-implementimin-e-marreveshjes-per-rrymen-dokument"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2022 11:21

Çfarë përmban udhërrëfyesi për implementimin e marrëveshjes për rrymën (DOKUMENT)

Lajme

Gazeta Express

21/06/2022 11:21

Kosova dhe Serbia janë dakorduar sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është  arritur në Bruksel qysh më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja shkruan Gazeta Express.

Emisari i BE-së, Lajçak që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e nënshkruar nga Bislimi e Petkoviq, ka publikuar Udhërrëfyesin me pikat.

Lexo Edhe:

Pika dy e marrëveshjes thotë se pas shtatë ditëve të marrjes së licencës, Elektrosever do t’i njoftojë KEDS-in dhe KOSTT-in për të dhënat më të reja të konsumatorëve.

Kurse pas 10 ditëve, Elektrosever do të nënshkruajë marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT dhe KEDS në mënyrë që të operojë në tregun energjisë në Kosovë.

Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, 15 ditë më pas Elektrosever do të pajiset me Kodin Identifikues të Energjisë në mënyrë që të zhvillojë aktivitetet e saj sipas licensës së furnizimit.

30 ditë pasi Elektrosever të pajiset me licencë, KEDS dhe KOST (nën ndërmjetësimin e BE-së, nëse kërkohet) do të ketë qasje në nën-stacionin e Vallaqit si dhe në infrastrukturën tjetër të transmisionit dhe distribuimit.

Nëse pas 100 ditëve, nuk zbatohet dispozitat për të cilat është rënë dakord, ZRrE mund të vendosë të pezullojë ose të tërheqë licencën për Elektrosever.

“Në rast të mospërputhjes me dispozitat e këtyre Konkluzioneve të rënë dakord pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE mund të vendosë të pezullojë dhe/ose të tërheqë licencën e furnizimit të dhënë për Elektrosever, subjekt i konsultimeve paraprake ndërmjet palëve, të lehtësuar nga BE, gjatë një periudhe maksimale prej 15 ditësh. BE-ja do të japë një opinion ekspertize, nëse kërkohet nga të paktën njëra nga palët”, thuhet në Udhërrëfyesin e publikuar nga Emisari i BE-së, Lajçak