Bordi i “Albanian Excellence” ka nderuar me çmimin “Grand Excellence 2023” themeluesin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari.
Çmimi iu dorëzua z.Ponari gjatë një darke gala në Tiranë si një shenjë mirënjohje për të gjithë kontributin e vyer që ka dhënë gjatë gjithë aktivitetit të tij në krye të Grupit më të madh të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ju, si Drejtor i Përgjithshëm SIGAL UNIQA Group Austria që prej 22 shkurt 1999, keni bërë që ajo të jetë kompania lider dhe më e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe në Rajon.
Ju jeni një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, duke u shndërruar jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, sportive dhe kulturore të vendit”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e “Albanian Excellence”.
https://www.youtube.com/shorts/5XIH4KAubf4
Z. Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit.
Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues i suksesshëm i një sërë sipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhe sipërmarrjeve/bizneseve financiare.
Prej vitit 2009 Z. Ponari është Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri, Kryetar Bordi dhe President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni; Anëtar i disa prej Dhomave më të rëndësishme të Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera dhe President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Ai është diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorës dhe në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme nga kompanitë më të njohura të sigurimeve dhe risigurimeve në botë.
Z. Ponari është fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare: