Cena: Driton Kuka ka krijuar madhështi, meriton edhe më shumë përkrahje dhe falënderim - Gazeta Express
string(84) "cena-driton-kuka-ka-krijuar-madheshti-meriton-edhe-me-shume-perkrahje-dhe-falenderim"

Sporte tjera

Gazeta Express

23/02/2023 8:10

Cena: Driton Kuka ka krijuar madhështi, meriton edhe më shumë përkrahje dhe falënderim

Sporte tjera

Gazeta Express

23/02/2023 8:10

Anton Cena e ka uruar kolegun e tij trajner të xhudos, Driton Kuka për promovimin e librit “Kryemjeshtri”, ku është përfshirë rrugëtimi i suksesshëm i trajnerit më të mirë në botë në xhudo.

Promovimi i djeshëm bëri jehonë, por jo mjaftueshëm, duke e pasur parasysh rëndësinë e librit, që i kushtohet një njeriu që e bëri krenare Kosovën, vend për të cilin u fol gjithandej në botë falë sukseseve në xhudo, duke i sjell vendit tonë madje edhe medalje të arta olimpike.

Lexo Edhe:

Në këtë promovim munguan fytyrat e shquara të sportit, por edhe vetë prijësit e vendit.

E Cena, duke e ngritur lartë Kukën përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi se trajneri pejan duhet të falënderohet me përkrahje, sepse ai e meriton, ngase në kurriz të tij të gjithë u gëzuan që Kosova doli e para, por që harruam ta ndihmojmë, ta përkrahim, ta urojmë…

Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit të xhudos, Anton Cena. /Gazeta Express/