“Cavani do të shkëlqejë në United, nëse luan më shumë minuta” - Gazeta Express
string(58) "cavani-do-te-shkelqeje-ne-united-nese-luan-me-shume-minuta"

Gazeta Express

19/11/2020 21:59

“Cavani do të shkëlqejë në United, nëse luan më shumë minuta”

Gazeta Express

19/11/2020 21:59

Ish sulmuesi i “Djajve të kuq”, Dimitar Berbatov, do të dëshironte që Ole Gunnar Solskjaer të startonte me sulmuesin me përvojë sa më shpesh këtë sezon

Edinson Cavani mund të jetë “vdekjeprurës” për Manchester United, sipas Dimitar Berbatov, i cili ka thënë se ish sulmuesi i Paris Saint-Germain ka nevojë për më shumë minuta në Old Trafford.

Lexo Edhe:

Cavani nënshkroi me United si transfer i lirë më 5 tetor, pasi kishte mbetur pa klub, prej që u largua nga PSG në qershor.

Bebatov mendon se Cavani duhet të startoj kur United pret në shtëpi West Brom këtë të shtunë, pasi që ai beson se një sulmues që merr vendimet më të mira para golit e meriton që t’i jepet hapësirë në Manchester.

“Edinson Cavani u nxjerr jashtë me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër gjatë ndeshjes Uruguai-Brazil në mesjavë. Nuk mendoj që kjo është një gjë që e bën të vogël një sulmues”, shkroi ish sulmuesi i “Djajve të kuq” në kolumnen e tij të fundit për Betfair.

“Ne tashmë e dimë që ai ka shumë pasion, përndryshe ai nuk do të kishte një rekord kaq fantastik të golave”.

“Dëshiroj që uruguaiani i madh të shënojë sa më shumë për United, pasi që e ka bërë këtë kundër Evertonit para dy jave, por për ta bërë këtë atij i duhen më shumë minuta”.

“Dëshiroj ta shoh Cavanin në qendër të sulmit, me Anthony Martial në të majtë dhe Marcus Rashford në të djathtë. Kur ai hyri, Cavani dukej në formë saqë bëri disa vrapime të mahnitshme dhe të shkëlqyera për United”.

“Në moshën 33 vjeçare, dhe në atë formë dhe i rrethuar më futbollist të ri, ai do të ishte decisivë këtë sezon për United”. /GazetaExpress/