Cardinale jep miratimin, Milani edhe më afër marrëveshjes me Lopeteguin - Gazeta Express
string(70) "cardinale-jep-miratimin-milani-edhe-me-afer-marreveshjes-me-lopeteguin"

Cardinale jep miratimin, Milani edhe më afër marrëveshjes me Lopeteguin

Sport

Gazeta Express

27/04/2024 12:42

Julen Lopetegui raportohet se e ka bindur Milanin se ai është i duhuri për të zëvendësuar Stefano Piolin.

Pronari i gjigantit italian, Gerry Cardinale, thuhet se ka dhënë tashmë dritën jeshile për të arritur një marrëveshje, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pioli pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit, pas pesë vitesh në krye të skuadrës.

“Rossonerët” janë të lidhur me disa trajnerë, por Lopetegui duket favoritit për të zëvendësuar italianin.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, spanjolli ka arritur të dallohet nga lista e kandidatëve gjatë bisedimeve të tij me “Kuqezinjtë”, duke i bindur ata se ai është opsioni i duhur për të drejtuar skuadrën nga sezoni i ardhshëm.

Cardinale ka miratuar lëvizjen dhe tani gjërat po ecin përpara.

Asgjë nuk është nënshkruar ende, por 57-vjeçari tani po duket të kety gjithnjë e më shumë gjasa për të marrë drejtimin e Milanit këtë verë. /Gazeta Express/