Cannavaro merr drejtimin e Udineses - Gazeta Express
string(37) "cannavaro-merr-drejtimin-e-udineses-1"

Cannavaro merr drejtimin e Udineses

Gazeta Express

22/04/2024 16:59

Fabio Cannavaro është emëruar trajner i Udineses.

Italiani do të jetë në krye të skuadrës italiane për së paku deri në fund të këtij sezoni, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Misioni i skuadrës nga Udine është mbijetesa në Serie A.

Cannavaro te Udinese do të zëvendësojë të shkarkuarin, Gabriele Cioffin.

Për ish-mbrojtësin do të jetë kjo aventura e dytë si trajner në futbollin italian, por e para në elitën e futbollit të Italisë.

50-vjeçari së fundi ishte ndihmës-trajner te Al-Ahli.

Ai në të kaluarën ka drejtuar edhe Kombëtaren e Kinës, Beneventon, Al-Nassr, GZ Evergrande dhe TJ Quanjian. /Gazeta Express/