Caktohet data e re për finalen e Kupës së Kosovës në futsall - Gazeta Express
string(60) "caktohet-data-e-re-per-finalen-e-kupes-se-kosoves-ne-futsall"

Caktohet data e re për finalen e Kupës së Kosovës në futsall

Sport

Gazeta Express

22/04/2024 19:19

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës do të zhvillohet këtë javë, mes Prishtinës 01 dhe Liqenit këtë javë.

Kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohet më 17 prill, por që u shty shkaku se Presidentja e vendit e shpalli ditë zie.

Lexo Edhe:

Tani është bërë e ditur se kjo përballje do të zhvillohet më 24 prill, nga ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Një ndeshje që sjell përballë dy klubet rivale, që u përballën për trofeun edhe vitin e shkuar.

Edhe këtë vit të dy skuadrat kanë lojtarë të jashtëzakonshëm të futsallit në gjirin e tyre dhe pritet të jetë një super ndeshje.

/Gazeta Express/