"Çahet" burgu, 400 të dënuar në arrati, mes tyre terroristë - Gazeta Express
string(55) "cahet-burgu-400-te-denuar-ne-arrati-mes-tyre-terroriste"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 9:15

“Çahet” burgu, 400 të dënuar në arrati, mes tyre terroristë

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 9:15

Më shumë se 400 të dënuar arritën të arratisen pas sulmit në një burg shumë pranë kryeqytetit nigerian të Abujës.

Katër të burgosur, një roje dhe disa sulmues u vranë gjatë përleshjeve në dyert e burgut që zgjatën për disa orë.

Lexo Edhe:

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, sulmi dyshohet të jetë kryer nga militantët e Boko Haram, pasi shumë anëtarë të tij ndodheshin në këtë burg.

Shpërthime të forta dhe të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë burgut të sigurisë së mesme pak jashtë kryeqytetit, mbrëmjen e së martës kur ndodhi sulmi.

Përveç katër të burgosurve të vrarë, 16 të tjerë u plagosën gjithashtu gjatë sulmit, tha shërbimi korrektues i Nigerisë./A2CNN