Vret gruan në mes të qytetit, policia prangos 63 vjeçarin - Gazeta Express
string(56) "vret-gruan-ne-mes-te-qytetit-policia-prangos-63-vjecarin"

Vret gruan në mes të qytetit, policia prangos 63 vjeçarin

Gazeta Express

26/02/2020 11:59

Policia ka ndaluar autorin e vrasjes në Durrës. Në pranga ka rënë Ruzhdi Tosuni, burri i cili pas konfliktit verbal me të shoqen, e goditi me levë duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr 12, pranë biznesit të çiftit, i cili zotëronte një dyqan metrazhesh.

Viktima është identifikuar gjithashtu dhe ajo është Hajdije Tosuni, 59 vjeçare.

Lexo Edhe:

63 vjeçari është konfliktuar me të shoqen brenda dyqanit, në afërsi të sheshit ‘Azem Hajdari’ në Durrës. Më pas ka marrë një levë dhe e ka goditur për vdekje.

“Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.“-njofton policia.

Ky është rasti i dytë i vrasjes brenda në familje, teksa mbrëmjen e djeshme Fatmir Kolecaj i bëri pritë ish gruas Esmeralda Filopati 36 vjeçe, nënë e tre fëmijëve dhe vëllait të saj Vledison Filopati 34 vjeç. Të dy u qëlluan për vdekje me armë zjarri. Esmeralda dhe Fatmiri ishin divorcuar 3 vite më parë./Express