Burke shpërthen në lot, nuk tregon si e ka quajtur fëmijën e saj - Gazeta Express
string(63) "burke-shperthen-ne-lot-nuk-tregon-si-e-ka-quajtur-femijen-e-saj"

Yjet

Gazeta Express

10/10/2022 19:49

Burke shpërthen në lot, nuk tregon si e ka quajtur fëmijën e saj

Yjet

Gazeta Express

10/10/2022 19:49

“Kërkova për famë por familja ime nuk deshi…ishte shumë e vështirë për ta!”, ka thënë Alexandra Burke duke qarë teksa ka shpjeguar se pse ajo nuk e ka treguar emrin e bebes dhe gjininë e tij

Këngëtarja 34 vjeçare dhe i fejuari i saj, futbollisti Darren Randolph u bënë prindër në korrik të këtij viti.

Ajo e ka parë që fama e saj ka ndikuar shumë në familjen e saj, dhe sa e vështirë ka qenë kjo për ata.

“Dola nga X Facor, ku publiku me vlerësoj shumë në këtë platformë. Gjatë këtij procesi nuk kërkova mendim nga familja e ime”, i ka thënë ajo panelit.

“Ndikimi tek ta ishte shumë i madhe dhe ata nuk e kërkuan asgjë nga unë. Unë dëshiroj ta mbroj foshnjën dhe ata morën vendimin e tyre”, ka thënë ajo duke qarë, derisa ka shtuar se kjo është arsyeja pse nuk dëshiron ta tregojë emrin dhe gjininë e fëmijës.

“Kur u zgjova fola me një shok dhe i thashë ‘nuk dua ta lëndoj askënd’. Nëna me tha se kjo është gjëja më e mirë që ke bërë”. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement