Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera - Gazeta Express
string(98) "bulliqi-e-liron-nga-detyra-drejtorin-e-dkrs-se-thote-se-balaj-do-te-vazhdoje-me-angazhime-te-tjera"

Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 23:10

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se e ka liruar nga detyra drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Pajtim Balajn.

Sipas Bulliqit, deri te lirimi nga detyra i Balajt ka ardhur me kërkesë të këtij të fundit, pasi i njëjti thuhet se do të vazhdojë me angazhime të tjera profesionale.

Lexo Edhe:

“Pajtimin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë në këtë dikaster, si dhe i dëshirova shumë suksese në jetën profesionale”, shkroi Bulliqi.

Balaj ishte në krye të drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që nga fillimi i mandatit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.