Marc Guiu me siguri që ka mbetur pa gjumë mbrëmë.
Talenti i Barcelonës e pati një natë përrallore pasi debutoi me gol në ekipin e parë të gjigantit katalunas.
17 vjeçari në fakt shënoi qysh në prekjen e parë të topit, duke e bërë edhe më madhështore natën e tij, shkruan “Gazeta Express”.
Ndërkaq, ishte pikërisht ky gol që ia siguroi tri pikë të vlefshme ekipit “Blaugrana”, i cili po përballet me lëndime të shumta dhe për këtë po ua jep rastin edhe lojtarëve të rinj.
E gëzimit të “çmendur” të lojtarit për golin e shënuar ndaj Athletic Bilbaos iu bashkëngjitën edhe familjarët e tij.
Një video është bërë virale me familjen e Guiu, të cilët nuk po mund t’iu besonin syve që djaloshi i tyre arriti të shënonte aq shpejt me Barcelonën.
Për më tepër, reagimin e familjarëve të futbollistit të ri, mund ta shihni në videon më poshtë. /Gazeta Express/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...