Brooklyn Beckham ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi publikoi një fotografi intime të bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, duke fjetur në shtrat.
Imazhi u shpërnda në “Instastory” dhe u shoqërua me një dedikim të ngrohtë nga Brooklyn, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia me Nicola-n mbetet prioriteti i tij kryesor, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme për tensione me familjen Beckham.
Postimi vjen vetëm pak ditë pasi Victoria Beckham raportohet se bëri një tjetër përpjekje publike për t’u afruar me të birin, çka ka rindezur diskutimet se familja po tenton të lërë pas konfliktet e muajve të fundit.
Megjithatë, shumë ndjekës e interpretuan fotografinë e Brooklyn-it si një mesazh indirekt se ai vazhdon të qëndrojë në krah të bashkëshortes së tij, edhe në mes të zërave për ftohje me prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham.
Reagimet në rrjet nuk munguan. Disa fansa e panë postimin si një gjest të ëmbël dashurie, ndërsa të tjerë kritikuan vendimin për të ndarë një moment kaq privat me publikun.

“Ruajeni këtë vetëm për ju”, shkroi një komentues.
“Nuk ka nevojë të ndash çdo moment intim me botën”, shtoi një tjetër.
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz janë martuar që nga viti 2022, ndërsa prej kohësh mediat rozë raportojnë për marrëdhënie të tensionuara mes çiftit dhe familjes Beckham.
Edhe pse asnjëra palë nuk ka folur hapur për një konflikt të mundshëm, mungesa e Brooklyn-it në disa aktivitete familjare, si dhe postimet e tij të shpeshta me Nicola-n, kanë vazhduar të ushqejnë spekulimet se raportet brenda familjes mbeten të ftohta. /GazetaExpress/