Brenda dhomës së çiftit në Librazhd, familja hap dyert e mortit për të përcjellë nusen, 5 ditë pasi e morën - Gazeta Express
string(105) "brenda-dhomes-se-ciftit-ne-librazhd-familja-hap-dyert-e-mortit-per-te-percjelle-nusen-5-dite-pasi-e-moren"

Brenda dhomës së çiftit në Librazhd, familja hap dyert e mortit për të përcjellë nusen, 5 ditë pasi e morën

Gazeta Express

13/12/2019 14:10

Askush nuk di të thotë pse çifti i ri i sapomartuar, Olsian dhe Rezarta Hajdari u vetëhelmuan mbrëmjen e të enjtes vetëm 5 ditë pasi kishin bërë edhe dasmën.

shtepia-librazhd

Nëna e dhëndrit të ri, që po lufton me jetën në spital, ka gjetur ciftin në gjendje të rëndë në banesë dhe ka lajmëruar të afërmit e policinë.

Lexo Edhe:

Nusja e saj, vetëm 19 vjeçe shkoi pa shenja jete në spital.

Në shtëpinë e familjes Hajdari, ende nuk janë hequr zbukurimet e ditës së dasmës.

Në dhomën e çiftit, paja e nuses ishte ende e paketuar në dollap.

paja

Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim, shtëpia e familjes Hajdari sot u mbush sërish, por këtë herë, për ta përcjellë nusen e re për në banesën e saj të fundit, vetëm 5 ditë pasi e morën në shtëpi.