Brenda ambienteve luksoze të shtëpisë së Labinot Tahirit, të dekoruar për festat e fundvitit - Gazeta Express
string(91) "brenda-ambienteve-luksoze-te-shtepise-se-labinot-tahirit-te-dekoruar-per-festat-e-fundvitit"

Brenda ambienteve luksoze të shtëpisë së Labinot Tahirit, të dekoruar për festat e fundvitit

Gazeta Express

12/12/2019 9:07

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri dhe familja e tij duket se kanë hyrë në frymën e festave të fundvitit.

Duket se shtëpia e tyre është dekoruar enkas tashmë për fundvit, duke marrë një pamje magjepsëse – ashtu siç tradita e fundviti e do.

Lexo Edhe:

Ka qenë bashkëshortja e tij, Hana Jakupi – Tahiri, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një pamje të ambientit më luksoz të shtëpisë së tyre të dekoruar për fundvit.

Bredhi me zbukurime dhe oxhaku i ndriçuar duket të jetë elementi kyç që ia shtojnë edhe më tepër hijeshinë shtëpisë së tyre në këto ditë festash.

Çifti përndryshe janë prindër të tre fëmijëve: dy djemve dhe një vajze.

Përkundër angazhimeve të shumta në jetën profesionale, Labi përpiqet që të jetë gjithmonë sa më pranë më të dashurve të tij.