Akil Gjakova është eliminuar nga Kampionati Botëror i Xhudos 2021 në Hungari, pasi e humbi luftën e parë kundër italianit Giovanni Esposito të martën.
Ai i bashkohet Flaka Loxhës dhe Distria Krasniqit si tre nga pesë xhudistët kosovarë që dëshpëruan në këtë turne në Budapest, raporton Gazeta Express.
Pasi rrethin e parë e kaloi pa luftë, Gjakova u përballë me italianin Esposito në rrethin e dytë në kategorinë -73 kilogramë. Ai e humbi luftën pasi u ndëshkua me tri shido.
Vetëm pak më herët, Flaka Loxha humbi ngjashëm në rrethin e dytë në kategorinë e saj -75 kilogramë, pasi u mposht nga kanadezja Christa Deguchi.
Rezultate zhgënjyese për ekipin kosovar të xhudos, pasi një ditë më herët, numri një i botës dhe kampionia evropiane në kategorinë -48 kilogramë, Distria Krasniqi, ngeli pa medalje në këtë botëror.
Ajo u desh të ndahej e kënaqur vetëm me vendin e pestë.
Megjithatë, Kosova ende i ka edhe dy xhudistë në garë për medalje, Nora Gjakovën në kategorinë -57 kilogramë dhe Laura Fazliun në kategorinë -63 kilogramë.
Fazliu e kaloi pa luftë rrethin e parë dhe në të dytin do të përballet me brazilianen Ketleyn Quadros.
Nora, që po ashtu e kaloi pa luftë rrethin e parë dhe fitoi ndaj Julia Kowalczyk në rrethin e dytë, luftën e ardhshme do ta zhvillojë kundër Sanne Verhagen. /Gazeta Express/