Bota po i anulon aktivitetet sportive, në Kosovë organizohet gara e skijimit! - Gazeta Express
string(75) "bota-po-i-anulon-aktivitetet-sportive-ne-kosove-organizohet-gara-e-skijimit"

Gazeta Express

13/03/2020 16:36

Bota po i anulon aktivitetet sportive, në Kosovë organizohet gara e skijimit!

Gazeta Express

13/03/2020 16:36

Derisa e mbarë bota është duke i anuluar dhe shtyrë aktivitetet sportive, në Kosovë po ndodh e kundërta, shkruan Gazeta Express.

Ligat më të forta evropiane janë shtyrë, e po ashtu edhe aktivitetet e rëndësishme nga sportet tjera.

Në anën tjetër, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës kanë vendosur ta organizojnë garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës 2020”.

Kjo garë do të mbahet të dielën që vjen në Deçan, respektivisht në Bjeshkën e Belegut.

Qeveria e Republikës së Kosovës së fundmi e mori vendimin që të githa ndeshjet, në krejt sportet në vendin tonë të mbahen pa praninë e shikuesve.

Mirëpo, kjo nuk i ka penguar skitarët që të lëshohen në bjeshkët e Deçanit. /Gazeta Express/